Arbiana Xhemajli, kandidatja premtuese e PDK-së: Me numër 62 drejt një ekonomie të fortë dhe një shteti të sigurt

Arbiana Xhemajli, kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numër 62, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në mbarë vendin. Me një vizion të qartë për zhvillimin e ekonomisë, përmirësimin e shëndetësisë dhe forcimin e sigurisë, ajo është e bindur se vetëm me PDK-në, Kosova do të ecë përpara.

E rritur me vlerat dhe parimet e PDK-së, Arbiana Xhemajli tani është e gatshme të përfaqësojë qytetarët në Kuvend, duke sjellë një zë të fuqishëm dhe të vendosur për ndryshime pozitive.

“Kosova ka nevojë për një ekonomi të zhvilluar, një sistem shëndetësor më të fortë dhe një siguri më të garantuar. Me PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, këto do të bëhen realitet. Prandaj, më 9 shkurt, ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë masivisht PDK-në”, ka deklaruar ajo.

Mbështetja në rritje për Arbiana Xhemajlin është dëshmi e besimit që qytetarët kanë tek ajo dhe Partia Demokratike e Kosovës. Me energjinë dhe përkushtimin e saj, ajo premton të jetë një zë i fuqishëm për të gjithë.

🔹 VOTO #PDK131
🔹 VOTO Arbiana Xhemajli #62

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë