Adnan Thaqi në Drenas: “Vlerësimi për veteranët është obligim moral dhe historik”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Drenas, ku ka ritheksuar përkushtimin e partisë për mbështetjen e kategorive të dala nga lufta.

“Takimi në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Drenas ishte një moment që reflektoi fuqishëm përkushtimin tonë ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Thaqi.

Ai ka theksuar se PDK, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, ka një program të qartë dhe vizionar për mbështetjen e veteranëve, i cili përfshin:

✅ Pensione meritore dhe trajtim të dinjitetshëm për veteranët.
✅ Përmirësim të shërbimeve për këtë kategori.
✅ Garanci për një të ardhme më të sigurt për secilin prej tyre.

Sipas Thaqit, vlerësimi për veteranët nuk është vetëm një detyrë, por një obligim moral dhe historik që mbetet në qendër të angazhimit të PDK-së.

#PDK #AdnanThaqi #BedriHamza #VeteranëtUÇK

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë