96-shi i PDK-së takon veteranët e UÇK-së: Mbështetja për ta të jetë e drejtë

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 96, Lulzim Nika, ka takuar veteranët e UÇK-së.

“Sot pata nderin të takoja veteranët, të cilët janë shtylla e lirisë së Kosovës. Falë sakrificës së dëshmorëve dhe familjeve të martirëve, historia e Kosovës qëndron e fortë, edhe pse shpesh ballafaqohet me padrejtësi. Veteranët mbajnë mbi supe peshën e rëndë, por krenare, të historisë sonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka thënë se veteranët e UÇK-së meritojnë respekt dhe trajtim që ruan dinjitetin e tyre.

“Ne duhet të sigurojmë që mbështetja për ta të jetë e drejtë, e rregulluar me ligjet e Kosovës dhe drejt një jete të sigurt dhe dinjitoze. Programi i Partisë Demokratike të Kosovës garanton një mbështetje të qëndrueshme dhe të dinjitetshme për këtë kategori të çmuar, duke iu kthyer atyre respektin që u takon. Kosova mundet më mirë!”, ka thënë Nika.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë