Shahin Dervishaj: Besimi i qytetarëve është përgjegjësi e madhe

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi, dhe ish-kryetarin e komunës, Naim Smajli, i cili gjithashtu garon për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Dervishaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që po merr gjatë fushatës, duke theksuar se besimi i qytetarëve është një përgjegjësi e madhe.

“Kur njerëzit besojnë në ty, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, sepse ata presin më shumë, duan më shumë dhe kërkojnë më shumë. Andaj, në këtë angazhim timin, detyrohem të përmbush kërkesat e juaja,” tha ai.

#PDK131
#BedriHamza1
#ShahinDervishaj77

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë