Isak Neziri, kandidati i PDK-së që po merr mbështetje të gjerë në Drenicë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, po vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Drenicës dhe më gjerë. Ai është takuar së fundmi me Driton Ajazin, i cili ka vendosur ta mbështesë vizionin e PDK-së pas një takimi që kishte me Memli Krasniqin e Bedri Hamzen.
Neziri, i cili garon me numrin 99 në listën e PDK-së, po e forcon gjithnjë e më shumë pozitën e tij si një nga kandidatët favoritë në zonën e Drenicës. Me një platformë të fokusuar në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e të rinjve dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, ai po fiton përkrahjen e shumë personaliteteve të njohura, dje ai u prit në takim edhe nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e pasdite u pa në tubim edhe me Sami Lushtakun. PDK në Drenicë duket tejet e unifikuar për ta nxjerr PDK-në sa më lartë.
“Një expresso me Driton Ajazin, një zë i respektuar qytetar dhe politik, që ka vendosur ta mbështesë vizionin e PDK-së për një Kosovë që mundet më mirë”, ka shkruar Neziri në rrjetet sociale, duke ndarë një moment nga takimi me Ajazin.
Fushata e tij vazhdon me një ritëm intensiv, duke u fokusuar në takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë. Ai synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës me një qasje të re dhe të përkushtuar për progresin e vendit.
Partia Demokratike e Kosovës po synon një rezultat të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme dhe kandidatë si Isak Neziri po dëshmojnë se kanë përkrahjen e qytetarëve për të çuar përpara këtë vizion.
#PDK131 ✅ #IsakNeziri99 ✅