Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës.
Madje ai këtë mbështetje për PDK-në po e shfaq hapur dhe po kërkon mbështetje e vota për kandidatin e PDK-së për deputet nga Lipjani, Hyzer Rozani.
Konjufca, i cili është familjar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se me Rizanin kanë kaluar çdo sfidë dhe gëzim. Ai e quajti Rizanin njeri të jashtëzakonshëm.
“Në jetë pasuria më e madhe janë familja dhe miqtë, e unë pata fatin që të njoh herët Hyzerin dhe familjen e tij. Në të mirë e në të keq, bashkë kaluam çdo sfidë e gëzim, andaj, sot kur e shoh si kandidat për deputet të Kuvendin të Kosovës, kërkoj votën e juaj për një njeri të jashtëzakonshëm. Hyzeri garon në listën e PDK-së me numrin 60-të. Dalsh faqebardhë miku im, ashtu si në çdo rrugëtim tëndin. Si deputet i ardhshëm, jam i bindur që do të jesh zëri kryesor i çdo qytetari”, deklaron Konjufca.
Gazmend Konjufca dhe Sherif Konjufca (babai i Glauk Konjufcës) janë djem të axhës.