Blerta Deliu pritet me mbështetje të madhe në Prellofc dhe Baks – Misioni ‘Ma Mirë’ po merr hov

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Prellofcit dhe Baksit në Skenderaj, ku është pritur me mbështetje të madhe.

Në këtë tubim entuziast, Deliu theksoi se ‘Ma Mirë’ nuk është vetëm një slogan elektoral, por një mision i përbashkët që përfshin trupin, mendjen dhe zemrën e secilit qytetar të Kosovës.

“’Ma Mirë’ nuk është thjesht një thirrje apo synim – është një mision që na përfshin plotësisht: trup, mendje dhe zemër. Në Skenderaj, banorët e Prellofcit dhe Baksit na nderuan me mbështetjen e tyre”, u shpreh Deliu në fjalimin e saj.

PDK po vazhdon fushatën me një intensitet të lartë, me mesazhin e saj për një Kosovë që mundet më mirë. Mbështetja e qytetarëve po tregon se vizioni i saj për zhvillim dhe progres po gjen jehonë gjithnjë e më të madhe.

#PDK131 ✅
#Blerta13 ✅


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë