Adnan Thaqi në Komoran: Mbështetja për PDK-në po dëshmohet në çdo vend

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Adnan Thaqi, në takimin elektoral që ka mbajtur ne Komoran, ka theksuar se mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës, po dëshmohet çdo ditë e më shumë në secilin takim.

Gjatë qëndrimit në banorët e Komoranit I dhe II, Thaqi theksoj se ka ardhur koha që të kthehen investimet dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të cilët për më shumë se 4 vite nuk kanë parë ndonjë mirëqenie nga qeveria në ikje.

“Shkolla “Xheladin Gashi” në Komoran ishte vendtakimi ynë i radhës me qytetarët. Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës po dëshmohet në çdo vend, duke reflektuar besimin e qytetarëve në vizionin dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka thënë Thaqi, transmeton DrenicaOnline.

#Pdk131
#BedriHamza1
#AdnanThaqi82

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë