Video autentike: Ja ku ishte hetuesi policor nga Drenica i cili u suspendua nga IPK kinse për pjesëmarrje në tubim zgjedhor (Video)
Demokracia.com e ka siguruar videon autentike nga e cila portali i afërt me VV kishte nxjerrur një foto ku shihej hetuesi Idriz Gashi në një aheng në fshatin Rezallë të Skenderajt.
Ky portal ishte munduar që të manipulojë opinionin publik duke ndërlidhur atë foto me një ngjarje politike për ta diskredituar hetuesin Gashi i cili është duke hetuar disa raste korruptive të profilit të lartë.
Portali kosovanews.net e kishte nxjerrë një foto nga një video të postuar LIVE nga Lavdim Deliu nga Rezalla. Dhe i gjithë rrëfimi kundër hetuesit Gashi ishte ndërtuar nga kjo foto duke tentuar ta ndërlidhin me një ngjarje politike që të marrin masa disiplinore pastaj ndaj hetuesit Idriz Gashi siç edhe ndodhi.
Demokracia.com e ka siguruar videon e plotë të ahengut në fshatin Rezallë në të cilën ishte prezent hetuesi Idriz Gashi, ku shihet qartë se nuk kishte asnjë politikanë por aheng i bashkëfshatarëve, miqëve e familjarëve.
Video është bërë LIVE në faqen e facebook të Lavdim Deliut ditën kur është mbajtur ahengu. Nga kjo video portali i afërt me VV e ka nxjerrë foton me qëllim diskreditimin e reputacionit të hetuesit Idriz Gashi.