Valon Grabovci në Junik: Mobilizim i fuqishëm për fitoren e PDK-së më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, së bashku me Azem Sylën, Xhavit Halitin dhe Adem Grabovcin, ka zhvilluar një takim me kryetarin e degës së PDK-së në Junik, Fatos Shala, si dhe një pjesë të shtabit zgjedhor.
Gjatë këtij takimi u vërejt një mobilizim dhe angazhim i jashtëzakonshëm për të siguruar fitoren e Bedri Hamzës si kryeministër më 9 shkurt.
“Kosova mundet më mirë!” – theksoi Grabovci, duke vlerësuar përkushtimin e strukturave të PDK-së në Junik për të çuar përpara vizionin e partisë.
PDK e gatshme për fitore!
#PDK131
#ValonGrabovci55
#MeBedriHamzen
#KosovaMaMirë