Rahman Rama viziton Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së në Fushë-Kosovë

Kandidati i PDK-së, Rahman Rama, ka vizituar sot Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së në Fushë-Kosovë, ku ka diskutuar për çështje që prekin drejtpërdrejt anëtarët e kësaj shoqate.

Në këtë takim, Rama theksoi lidhjen e tij të vazhdueshme me ish-bashkëluftëtarët dhe premtoi mbështetje për ta në Kuvendin e Kosovës.

“I falënderoj përzemërsisht për pritjen dhe mbështetjen”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke ndarë edhe pamje nga takimi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë