Isak Neziri premton mbështetje për nënat vetushqyese: PDK do të sigurojë vende pune për to
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka deklaruar se një nga prioritetet kryesore të tij dhe të partisë është mbështetja për nënat vetushqyese, duke u ofruar atyre mundësi punësimi përmes bashkëpunimeve me bizneset prodhuese.
“Nënat vetushqyese janë gra të forta dhe të përkushtuara që me mund dhe sakrificë mbajnë familjet dhe edukojnë fëmijët. Për ne, është e domosdoshme që t’u krijojmë kushte më të mira për punësim dhe mirëqenie”, ka theksuar Neziri.
Ai ka shtuar se PDK do të angazhohet për të lehtësuar përfshirjen e tyre në tregun e punës, duke e vendosur familjen dhe mirëqenien sociale në qendër të programit të saj politik.