Ferat Shala falënderon banorët e Shtuticës për mbështetjen e vazhdueshme

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka shprehur mirënjohje të veçantë për banorët e Shtuticës, duke vlerësuar mbështetjen e tyre të palëkundur në çdo kohë.

“Falënderim i veçantë për banorët e Shtuticës, që gjithmonë kanë qenë krah nesh, si në sfida, ashtu edhe në arritje. Me përkushtim dhe bashkim, vazhdojmë përpara për ta ndërtuar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të mirë për të gjithë”, ka deklaruar Shala.

Ai ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë, duke ftuar qytetarët të mbështesin PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë