Elmi Reçica takon Patriot Krasniqin: “Bashkë për një Kosovë më të mirë!”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Degës së PDK-së në Itali dhe kandidatin e partisë, Patriot Krasniqi.

Reçica e ka cilësuar si “mik të çmuar” Patriot Krasniqin dhe ka shprehur kënaqësinë që ka pasur mundësinë ta takojë në Prizren.

“Mbrëmë në Prizren, pata kënaqësinë të jem me mikun tim të çmuar, kryetarin e Degës së PDK-së në Itali, kandidatin tonë, z. Patriot Krasniqi. Bashkë për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Ky takim vjen në kuadër të mobilizimit të strukturave të PDK-së dhe përkushtimit për ta sjellë në krye të qeverisë kandidatin e tyre për kryeministër, Bedri Hamzën. Sloganet “#PDK131”, “#MaMirë” dhe “#BedriHamzaKryeministër” po përdoren gjerësisht nga mbështetësit e partisë.

PDK po vazhdon fushatën zgjedhore duke intensifikuar takimet me qytetarët dhe mbështetësit e saj, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë