Ariana Musliu-Shoshi në Han të Elezit: Mobilizim i jashtëzakonshëm për fitoren e PDK-së

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka vizituar Hanin e Elezit, ku është pritur me një mobilizim të jashtëzakonshëm nga qytetarët në mbështetje të PDK-së, transmeton portali DrenicaOnline.
Musliu-Shoshi theksoi se Han i Elezit është gati për fitoren e PDK-së më 9 shkurt, duke treguar entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve për të çuar përpara vizionin e partisë.
“Kështu bashkë drejt fitores!” – u shpreh ajo, duke inkurajuar qytetarët që të vazhdojnë përkrahjen për Partinë Demokratike të Kosovës dhe platformën e saj për zhvillimin e vendit.
#PDK131✅
#ArianaMusliuShoshi18✅