Arbiana Xhemajli e PDK-së me mbështetje të madhe drejt Kuvendit të Kosovës (Video)
Arbiana Xhemajli, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), po merr çdo ditë e më shumë mbështetje nga qytetarët e Kosovës për të siguruar një vend në Kuvendin e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
E rritur me vlerat e PDK-së, ajo tani është futur me përkushtim në garën për të qenë zëri i rinisë dhe për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Në tubimin e madh të PDK-së, që u mbajt në Han të Elezit, Arbiana u prit me entuziazëm dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga simpatizantët e saj. Ata i premtuan përkrahjen e tyre në rrugëtimin për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Arbiana mban numrin 62, ndërsa PDK ka numrin 131 në fletën e votimit, dhe çdo ditë po rritet mbështetja për këtë kandidate të angazhuar dhe të motivuar për të kontribuar për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët.
Me pasion dhe angazhim, Arbiana Xhemajli është gati të bëhet një nga zërat kryesorë të rinisë në Kuvendin e Kosovës, duke sjellë ide të reja dhe projekte që do të përmirësojnë jetën e të gjithëve!
Voto Arbiana Xhemajli – Voto të Ardhmen!