Isak Neziri: Kishnareka krah PDK-së, e vendosur për ndryshim
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka zhvilluar një takim me banorët e Kishnarekës, ku është pritur me mbështetje të madhe.
Ai shprehu krenarinë për përkushtimin dhe historinë e qëndresës së këtij vendbanimi, duke theksuar se PDK është zgjedhja e tyre për një të ardhme më të mirë.
“Teksa ndajmë vizionin dhe misionin tonë për një Kosovë që mundet më mirë, dëgjoj hallet dhe shqetësimet e banorëve dhe mbetem i vendosur në angazhimin për të sjellë ndryshimin që ata meritojnë,” tha Neziri.
Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme dhe fitoren e numrit 131.
#PDK131
#IsakNeziri99 ✅