Betim Gjoshi: Abria dhe Tërdevci, gjithmonë derë e hapur për PDK

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Abrisë dhe Tërdevcit, ku ka gjetur një përkrahje të madhe për vizionin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

“Abria dhe Tërdevci gjithmonë kanë qenë derë e hapur për PDK. Faleminderit që edhe kësaj here po mbështesni vizionin tonë dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Si kandidat për deputet me numrin 50, prezantova programin tim dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen dhe mikpritjen tuaj”, – ka deklaruar Gjoshi.

Ai ka theksuar përkushtimin e tij për të punuar në të mirë të qytetarëve dhe për të çuar përpara politikat zhvillimore të PDK-së, duke ftuar të gjithë që t’i bashkohen “Betimit për Fitore”.

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#BetimGjoshi50

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë