Altin Krasniqi viziton biznesin “Everest” në Komoran: “Mbështetja e sektorit privat është kyçe për zhvillimin ekonomik”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka zhvilluar një takim me punëtorët e biznesit të suksesshëm “Everest” në Komoran dhe pronarin e tij, Bajram Ramadani.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për sektorin privat si motor kryesor i zhvillimit ekonomik në vend.

“Besoj fuqishëm se zhvillimi ekonomik i Kosovës fillon nga mbështetja e fuqisë punëtore dhe krijimi i një klime të favorshme për bizneset kosovare. Do të angazhohem maksimalisht për të fuqizuar sektorin privat dhe për t’u siguruar që bizneset si Everest të kenë mbështetjen e nevojshme për të vazhduar rrugën e suksesit”, – është shprehur Krasniqi.

Ai ka diskutuar me punëtorët dhe drejtuesit e kompanisë për programin e PDK-së dhe përkushtimin e kësaj partie në mbështetje të bizneseve vendore, duke theksuar se kjo është rruga e duhur për një ekonomi të fuqishme dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

#PartiaDemokratikeeKosovës131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AltinKrasniqi20

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë