Adnan Thaqi në Arllat: Së bashku për ndryshim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka takuar banorët e lagjes Bujupi në Arllat, ku ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët punëtorë dhe të përkushtuar për ndryshime pozitive.
Gjatë takimit, Thaqi falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe energjinë e tyre, duke theksuar se çdo ide dhe përkushtim i tyre është një shtysë e madhe për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.
“Së bashku, mundemi dhe do të arrijmë më shumë,” u shpreh Thaqi, duke ftuar qytetarët që të mobilizohen për fitoren e numrit 131.
#PDK131
#BedriHamza1 ✅
#AdnanThaqi82 ✅