Tubim madhështor: Xhevahire Izmaku merr mbështetje të madhe rrugës drejt Kuvendit
Kandidate për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka falënderuar anëtarët dhe përkrahësit e koalicionit të madh për pjesëmarrjen e tyre të jashtëzakonshme në tubimin e mbajtur sot në Prishtinë.
Ajo theksoi se prania e tyre dëshmon vendosmërinë dhe besimin në rrugëtimin e përbashkët dhe shprehu besimin se, vetëm me vepra, do të sjellin ndryshimin që i nevojitet komunitetit dhe vendit.
“Veç Vepra! Bashkë do të arrijmë ndryshimin që na duhet”, theksoi Izmaku.