Rrahman Rama pritet me entuziazëm dhe përkrahje të madhe në Dubovc dhe Fushë Kosovë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, po vazhdon takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, ku përkrahja dhe entuziazmi për vizionin e tij dhe të PDK-së po reflektojnë gjithandej.

Gjatë një takimi në fshatin Dubovc, Rama u prit me përkrahje të madhe nga banorët lokalë. “Sot në fshatin Dubovc mora përkrahje të madhe, që ma rrit energjinë,” deklaroi ai, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin në programin e tij politik. Sipas tij, entuziazmi për vizionin e PDK-së po ndihet në çdo fshat të Vushtrrisë, duke treguar gatishmërinë për ndryshime pozitive.

Ndërkohë, gjatë një takimi tjetër në Fushë Kosovë me familjen Neziri nga Lugina e Preshevës, Rama theksoi se përkrahja për liderin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe dëshira për një të ardhme më të mirë janë të dukshme në të gjitha pjesët e Kosovës.

Po ashtu, Rama vizitoi edhe familjen Sylejmani në Henc të Fushë Kosovës, ku kaloi një mbrëmje të veçantë. “Në familjen Sylejmani në Henc të Fushë Kosovës, kalova një mbrëmje për mrekulli. Diskutime të shumta dhe të qeshura pa fund, por mbi të gjitha gatishmëri për 9 shkurt!” deklaroi ai, duke reflektuar frymën pozitive dhe mbështetjen e madhe që po merr në terren.

Rrahman Rama, i cili në listën e kandidatëve për deputet mban numrin 7, po shpreh bindjen se vizioni dhe programi i PDK-së do të sjellin një ndryshim të ndjeshëm në vend.


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë