Ramiz Lladrovci lavdëron Valon Grabovcin: Lider i përkushtuar dhe zë i shpresës për Kosovën më të fortë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e Valon Grabovcit ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një lider që ka bashkuar sakrificën, profesionalizmin dhe vlerat familjare. Lladrovci e theksoi se Valoni ka një formim të shkëlqyer në financë dhe aviacion, dhe ka kontribuar për më shumë se një dekadë në zhvillimin e sektorëve strategjikë të vendit.
Ai kujtoi gjithashtu se Valoni, në moshën 16 vjeçare, si ushtar i UÇK-së dhe djali i heroit Dinë Grabovci, ka treguar guxim dhe dashuri të pakufishme për atdheun. Aktivist i hershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Valoni ka promovuar demokracinë dhe ndihmuar në ndërtimin e një shteti të fuqishëm. Si kandidat për Parlament me numrin 55, ai sjell një vizion të ri ekonomik dhe përkushtim për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Lladrovci përfundoi duke thënë se Valoni është një zë i shpresës dhe zhvillimit për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe për një Kosovë më të mirë.
Suksese Valon! Kosova mundet më mirë!
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#ValonGrabovci55