Isak Neziri nis iniciativë për bursa në kujtim të Leotrimit të vogël
Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka ndërmarrë një iniciativë simbolike për të mbajtur gjallë kujtimin e Leotrimit të vogël, historia e të cilit ka prekur zemrat e të gjithëve.
Në Skenderaj, bashkë me nënën Shukrije Ahmeti, Neziri ka nisur një program për ndarjen e pesë bursave për fëmijët në nevojë nga kjo komunë. Ai ftoi edhe afaristët dhe njerëzit vullnetmirë që t’i bashkohen kësaj nisme, duke e kthyer atë në një simbol të përhershëm të kujtimit të Leotrimit.
“Historia e Leotrimit është një thirrje për ne – ta duam dhe të punojmë fort për Kosovën,” tha Neziri, duke falënderuar familjen Ahmeti për mbështetjen e kësaj iniciative.