Profesori Mërgim Pirraku, përkrah kandidatin për deputet Betim Gjoshi

Profesori i matematikës, Mërgim Pirraku, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij të parezervë për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një deklaratë të bërë publike, Pirraku ka theksuar se përkrahja e tij për Gjoshin bazohet në punën e palodhshme, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve.

“Betimi është një njeri i dëshmuar për punën e tij të palodhshme, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve. Ai di të përballojë sfidat dhe të marrë vendime që pasqyrojnë interesat shtetërore dhe shoqërore”, – tha Pirraku.

Ai gjithashtu vlerësoi vizionin dhe aftësinë e Gjoshit për të dëgjuar zërin e qytetarëve, duke theksuar se ai do të jetë një zë i fuqishëm në Kuvend.

“I uroj suksese në këtë garë dhe ftoj të gjithë ata që duan ndryshim, përfaqësim të ndershëm dhe përkushtim, ta mbështesin Betimin”, – përfundoi profesori.

Përkrahja e Pirrakut për Gjoshin është një tjetër dëshmi e mbështetjes së gjerë që kandidati i PDK-së po merr në këtë fushatë zgjedhore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë