Përparim Gruda takon banorët e Rezallës, Poklekut dhe Zabelit: Një mision i ri për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me banorët e tri fshatrave historike – Rezallë, Poklek dhe Zabel.
Në këtë tubim, Gruda dhe kolegët e tij nga PDK u pritën ngrohtësisht nga banorët, të cilët janë simbol i qëndresës dhe sakrificës në historinë më të re të Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
“Këto janë fshatrat e qëndresës, sakrificës dhe lavdisë. Ne u zotuam për një mision të ri për Kosovën, rrjedhimisht edhe për banorët e këtyre fshatrave: Ma Mirë! Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe,” – u shpreh Gruda gjatë fjalës së tij.
Ai theksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke punuar për zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Takimi u karakterizua nga një atmosferë entuziaste, ku përkrahësit e PDK-së shprehën besimin e tyre në vizionin dhe programin e kësaj partie për të ardhmen e vendit.