Isak Neziri feston 50-vjetorin në Mynih mes familjes dhe miqve të afërt

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka shënuar një moment të veçantë në Mynih, ku ka festuar 50-vjetorin e lindjes dhe përvjetorin e themelimit të kompanive të tij.

I rrethuar nga familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Neziri e përshkroi këtë natë si një mbrëmje të paharruar, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.

“I bekuar me familjen, miqtë e bashkëpunëtorët e afërt që e zbukuruan natën e shënimit të 50-vjetorit të lindjes sime dhe përvjetorin e themelimit të kompanive tona. Faleminderit për gjithçka!” – u shpreh Neziri.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive, ku të pranishmit shprehën urimet e tyre për sukseset e mëtejshme të Nezirit, si në jetën profesionale ashtu edhe në angazhimin e tij politik.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë