Aurora Berisha në Drenoc të Malishevës: “Mbështetje dhe entuziazëm për fitoren e PDK-së”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar një takim në konakun e Veli Morinës në Drenoc të Malishevës, ku është pritur me entuziazëm nga banorët e kësaj zone.

Berisha falënderoi të pranishmit për mbështetjen e tyre, duke theksuar se përkrahja e qytetarëve është një shtysë e madhe për të çuar përpara programin e PDK-së.

“Faleminderit, Drenoc, për besimin dhe përkrahjen për Kosovën #MaMirë! Me Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, jemi më të vendosur se kurrë për fitore. Bashkë do t’ia dalim!” – tha Berisha gjatë fjalës së saj.

Ajo potencoi se PDK-ja ka një vizion të qartë për të ardhmen e vendit, me plane konkrete për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sektorit privat dhe përmirësimin e kushteve të qytetarëve.

Takimi në Drenoc u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji, ku përkrahësit e PDK-së shprehën mbështetjen e tyre për kandidatët e kësaj partie dhe për programin e saj politik në zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë