Nuredin Lushtaku në Nekoc: Bashkë për një Kosovë me vepra konkrete

Kandidati për deputet, Nuredin Lushtaku, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme nga banorët e Nekocit, një vend që gjithmonë ka qenë në ballë të proceseve historike për Kosovën, transmeton portali DrenicaOnline.

“Nekoci dhe fshatrat përreth, në kohët më të vështira për vendin, kanë qenë gjithmonë të rreshtuar në rrugën e drejtë, duke iu bashkuar UÇK-së, e cila falë gjakut të dëshmorëve dhe martirëve i solli Kosovës lirinë dhe pavarësinë”, ka theksuar Lushtaku.

Ai shtoi se edhe sot, në një moment kyç për të ardhmen e vendit, Nekoci ka treguar se është i gatshëm të kontribuojë për të siguruar një qeverisje me njerëz të përkushtuar dhe me vepra konkrete.

“Me mbështetjen tuaj, do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme të sigurt dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u shpreh Lushtaku, duke konfirmuar angazhimin e tij për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.

#137
#FatmirLimaj2
#NuredinLushtaku5
#IdealPërKosovën

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë