Adnan Thaqi në Nekoc: Nderim për dëshmorin Hysni Murseli, frymëzim i përjetshëm për brezat
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka qëndruar sot në fshatin Nekoc për të nderuar dëshmorin Hysni Murseli, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës.
“Nga ky fshat, Hysniu luftoi me guxim për çlirimin e trojeve tona, duke sakrifikuar gjithçka për idealet e lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Rruga e tij heroike mbetet një frymëzim i paharruar për brezat që vijnë”, ka theksuar Thaqi.
Ai u shpreh se sakrifica e dëshmorëve si Hysni Murseli është themeli mbi të cilin qëndron Kosova e lirë dhe se brezat e ardhshëm duhet të ruajnë dhe të nderojnë këtë trashëgimi me përkushtim dhe përgjegjësi.
“Sot, i përulemi me respekt kujtimit të tij dhe e nderojmë përjetësisht për sakrificën e tij të jashtëzakonshme”, tha Thaqi gjatë takimit me banorët e Nekocit.
#PDK131 #AdnanThaqi82 #LavdiDëshmorëve