LDK në Drenas intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i degës së LDK-së në Drenas, Egzon Qorri, ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë, ku ka falënderuar të gjitha strukturat e partisë për angazhimin e tyre në organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Gjatë takimit, u diskutua dhe u dakordua për hapat e ardhshëm dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë muajve janar dhe shkurt, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Qorri theksoi se me organizim dhe mobilizim, LDK në Drenas po ecën drejt realizimit të objektivit për një rezultat të suksesshëm në zgjedhjet e ardhshme.
LDK ✌️