Floriana Rugova: Kosova mundet dhe duhet më mirë!

Kandidatja për deputete nga PDK, Floriana Rugova, thekson se më 9 shkurt, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes status quo-së apo një qeverie me program të qartë, të bazuar në nevojat e qytetarëve.

Ajo vlerëson se Partia Demokratike e Kosovës, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, ofron udhëheqjen e duhur për ta çuar vendin përpara. Sipas saj, ekonomia dhe zhvillimi janë të pandashme nga ligji dhe ligjshmëria, dhe për një qeverisje të mirë, duhen njerëz me përvojë dhe integritet, transmeton portali DrenicaOnline.

Floriana Rugova është zotuar se përvoja e saj në ligjbërje, koordinim të politikave dhe integrime evropiane do të jetë në funksion të përfaqësimit të qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

#PDK131
#bedrihamzakryeminister
#florianarugova81✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë