Viti 2025 vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Ndërkohë që kritika të shumta, për mostransparencë e për anshmëri të gjyqtarëve, drejtojnë nga shoqëria civile e avokatët e akredituar.
Lista e gjatë e dëshmitarëve të propozuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po shkon drejt fundit.
Që nga prilli i 2023-s, ku edhe kishte nisur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të akuzuar për krime lufte janë dëgjuar 110 dëshmitarë, e dhjetëra dëshmi të tjera janë dorëzuar në formë të shkruar.
Derisa Prokurorisë i ka mbetur edhe pak muaj kohë, deri në prill që të përmbyll procesin e dëgjimit të dëshmitarëve, në listë për vitin 2025 janë edhe rreth 40 persona për të dëshmuar në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, janë në paraburgim që nga viti 2020, nën akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.