Valon Grabovci: Me PDK-në për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të zhvilluar
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Valon Grabovci, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë, transmeton portali DrenicaOnline.
“Me krenari përfaqësoj Pejën dhe jam pjesë e ekipit që udhëhiqet nga kandidati ynë për kryeministër, z. Bedri Hamza – një lider i dëshmuar me vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës”, tha Grabovci, duke shtuar se PDK-ja, me numrin 131, është forca e ndryshimit dhe qeverisjes së ndershme.
Ai u zotua se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend dhe do të punojë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Më 9 shkurt, ju ftoj të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 131. Për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të zhvilluar – votoni 55 për Valon Grabovcin dhe PDK-në!”
#PDK131
#ValonGrabovci55
#BedriHamzaKryeministër