Rrahman Rama në Drenas: Krenar për një komunë që simbolizon rezistencën dhe sakrificën

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka vizituar Komunën e Drenasit, të cilën e ka cilësuar si një simbol të rezistencës, sakrificës dhe krenarisë kombëtare.

Ai ka vlerësuar udhëheqjen e komunës nga Ramiz Lladrovci, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllai i heroit kombëtar Fehmi Lladrovci.

“Drenasi, që është shpallur gjashtë herë komuna me performancën më të mirë, është një shembull frymëzimi për të gjithë ne. Kjo më bën edhe mua krenar”, tha Rama.

Ai kujtoi sakrificën sublime të Fehmi dhe Xheve Lladrovcit, duke theksuar se kujtimi i tyre dhe i të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jetë gjithmonë motiv për të ndërtuar një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Rama ftoi qytetarët që të mbështesin vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, duke votuar numrin 131 për një të ardhme më të mirë.

#PDK131
#Rr7
#MaMirë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë