Mulaj: Për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve arsimi nuk është luks por e vetmja rrugë përpara

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, dr. Besim Mulaj, i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Kurti në lidhje me cilësinë e arsimit në Koosvë.Ai pyet kryeministrin se me çfarë krenohet për këto katër vite në këtë sektor.

“Kryeministër, a krenoheni për 4 vitet në sektorin e arsimit? Kryeministër Kurti, një përshëndetje plot ironi dhe shqetësim miqësor. Na tregoni, me çfarë krenoheni për këto katër vite në sektorin e arsimit? A ka ndonjë trofe që nuk e kemi parë, apo reforma që i kemi humbur mes pluhurit të kabineteve të vjetëruara?” shkruan Mulaj.

Mulaj pyet për reformat se a është ndërmarrë ndonjë madhore, personelin arsimor se a është trajnuar, kurrikulat, librat shkollore, testin PISA etj.

Ai thotë se për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve arsimi nuk është luks por e vetmja rrugë përpara.

Reagimi i plotë:

Kryeministër, a krenoheni për 4 vitet në sektorin e arsimit?Kryeministër Kurti, një përshëndetje plot ironi dhe shqetësim miqësor. Na tregoni, me çfarë krenoheni për këto katër vite në sektorin e arsimit? A ka ndonjë trofe që nuk e kemi parë, apo reforma që i kemi humbur mes pluhurit të kabineteve të vjetëruara?

Reformat – A u mor ndonjë reformë madhore, apo thjesht ricikluam ato që i kemi dëgjuar në çdo mandat? Na tregoni, sa ndryshoi sistemi arsimor nga dita që morët detyrën deri sot?Personeli arsimor – Sa mësues dhe edukatorë trajnove për të përballuar sfidat e shekullit XXI? A janë ata më të aftë sot për të përgatitur një brez të ri që e meriton vendin e parë në botë, jo të fundit?

Kurikulat – A propozuat ndonjë kurikulë që u ngjan atyre të Evropës moderne? Apo nxënësit tanë ende përballen me libra që duken si kujtime të viteve ’90?Kabinetet – A i modernizuat laboratorët e shkollave? Apo ende nxënësit studiojnë fizikën dhe kiminë përmes imagjinatës, sepse pajisjet janë një luks i largët?

Numri i nxënësve – Pse po zvogëlohet numri i nxënësve në shkolla? A mos ndoshta prindërit dhe fëmijët po zgjedhin të shkojnë drejt arsimimit diku tjetër, sepse këtu shpresa nuk po ndriçon më?Librat shkollorë – Ku janë librat që u ngjasojnë fëmijëve të Evropës, si përmbajtje, ashtu edhe cilësi? Apo ata ende lexojnë faqe të mbushura me gabime drejtshkrimore dhe tekste të thata?

PISA – Ah, ky vend i fundit në testimet PISA, një rekord që nuk na ka lënë kurrë vetëm. Pse ende jemi aty? Çfarë ka ndryshuar në mësimdhënie, metodologji apo mbështetje për nxënësit?Kryeministër, përgjigjet ndoshta i keni në ndonjë raport të hollësishëm, por për ne që jemi pjesë e realitetit, pyetjet mbeten pa përgjigje. Dhe ndërsa rreshtojmë këto çështje, nuk është se presim mrekulli – vetëm një dritë të vogël që mund të na bëjë të themi: “Ja, diçka po lëviz!”. Sepse për fëmijët tanë dhe të ardhmen e këtij vendi, arsimi nuk është luks, por e vetmja rrugë përpara.

Deri atëherë, urime për reformat që nuk i pamë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë