Rrahman Rama takon qytetarët e Bardhoshit: “Kosova mundet #mamirë”

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, me numrin 7 në listë, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe përzemërt me qytetarët e Bardhoshit në Prishtinë. Në këtë takim, Rama ndau vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e banorëve.

“Çdo ditë po takohem me qytetarë të shumtë, të cilët po më japin bindjen e fortë se Kosova mundet #mamirë,” deklaroi Rrahman Rama, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Takimet e tij të vazhdueshme në qytete dhe fshatra të Kosovës po shërbejnë si platformë për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, duke forcuar edhe më tej lidhjen e tij me elektoratin.

Fushata e Rrahman Ramës është përqendruar në promovimin e vlerave dhe ideve që synojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke vënë qytetarin në qendër të çdo plani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë