Floriana Rugova: PDK 131 – Numri i fitores, besimit dhe të ardhmes!
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Floriana Rugova, ka shprehur bindjen e saj se PDK-ja është e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ajo ka theksuar se me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër dhe me një listë të fortë kandidatësh për deputetë, partia është e mobilizuar për të ndërtuar një Kosovë më të mirë, transmeton portali DrenicaOnline.
“PDK 131 është numri i fitores, besimit dhe të ardhmes! Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar,” ka deklaruar Rugova.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë vizion për Kosovën, duke mbështetur numrin 131 në zgjedhje./DrenicaOnline/
🇽🇰 Kosova mundet më mirë!
#PDK131
#FlorianaRugova81✅