Isak Neziri: Investimet e PDK-së në infrastrukturë po lidhin Kosovën, koha për autostradat e reja

Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka vlerësuar investimet e mëdha në infrastrukturën rrugore të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e autostradave që kanë shkur­tuar distancat mes qyteteve, transmeton portali DrenicaOnline.

“40 minuta nga Prishtina në Prizren, e kudo qasje në qytetet dhe fshatrat e Kosovës falë investimeve të mëdha të PDK-së dhe Hashim Thaçit në autostradat e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Neziri shtoi se tashmë ka ardhur koha për autostrada të reja që do të lidhin edhe më shpejt Gjilanin dhe Rrafshin e Dukagjinit me qytetet kryesore të vendit.

Bedri Hamza 1 ✅
Isak Neziri 99 ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë