Hyzer Rizani: Përvoja e bashkatdhetarëve, çelës për avancimin e shëndetësisë në Kosovë

Kandidati për deputet nga PDK, Hyzer Rizani, ka theksuar rëndësinë e aplikimit të metodologjive të zhvilluara nga profesionistët shqiptarë me përvojë ndërkombëtare në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Ai veçoi kontributin e Dr. Lutfi Tahirit, i cili me përvojën e tij nga Zvicra përfaqëson një model suksesi për reformat shëndetësore në vend, në kuadër të programit të PDK-së, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas Rizanit, përvojat e bashkatdhetarëve janë një bazë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, ndërsa PDK mbetet një portë e hapur për ide dhe projekte inovative, nën drejtimin e Memli Krasniqit dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Natyrisht, me PDK-në, ma mirë.”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë