Betim Gjoshi në Obiliq: PDK ka zgjidhje për shtesa, pensione dhe subvencione

Kandidati për deputet nga PDK, Betim Gjoshi, ka zhvilluar një takim në Obiliq me qytetarë të kësaj komune, ku ka prezantuar programin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjoshi theksoi se pati interesim të madh për çështje si shtesat për fëmijë, pensionet, subvencionimin e pagesës për çerdhe, rrymën dhe infrastrukturën, duke siguruar qytetarët se për të gjitha këto ka zgjidhje në programin e PDK-së.

“Kosova mundet më mirë. Bashkohuni me ekipin më të mirë që ka Kosova për më mirë”, u shpreh ai.

Betim Gjoshi garon me numrin 50 në listën e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë