Altin Krasniqi emocionohet kur sheh fotografinë e babait të tij (bacit Jakup) në Likocin e UÇK-së
Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka zhvilluar një takim të veçantë në Likoc, në familjen e bacit Musa, duke theksuar rëndësinë historike të këtij vendi dhe trashëgimisë heroike të Drenicës.
Ai u emocionua nga dhurata e veçantë – një portret i babait të tij – si dhe nga kujtimi i dëshmorëve të Brigadës “Adem Jashari” – “Tigrat e Zi”, duke përmendur me respekt emrat e tyre.
“Lavdia dhe sakrifica e këtyre heronjve na obligojnë të punojmë për një të ardhme të ndritur për Kosovën. PDK mbetet zëri i kësaj trashëgimie dhe garancia për zhvillimin e vendit tonë”.
Lavdi dëshmorëve! Rroftë Kosova!
#BedriHamza #1 | #MemliKrasniqi #2 | #AltinKrasniqi #20