Nipi ia vodhi gjyshes së tij 9000 euro, një pjesë ia jep dy të miturve tjerë për të blerë armë
Një i mitur në Lëbushë të Deçanit dyshohet se i ka vjedhur 9000 euro në shtëpinë e gjyshes së tij, prej të cikave 4000 ia ka dhënë dy të miturve të tjerë për t’i blerë dy armë dhe fishekë.
Për rastin që ndodhi më 2 janar, policia tha se armët ia ka konfiskuar dhe se të miturit janë intervistuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se i dyshuari, i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë. Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, tha policia./Express/