Mësimdhënësi nga Drenasi migron drejt Gjermanisë: “Kurrë s’e kam menduar se do të detyrohem ta lë Kosovën”

Mësimdhënësi Ilir Brahimi nga fshati Zabel i Ulët i Drenasit ka marrë vendimin për të migruar drejt Gjermanisë, duke e konsideruar këtë hap si të detyruar nga keqqeverisja në vend, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një status në Facebook, Brahimi ka shprehur zhgënjimin e tij, duke thënë se kurrë nuk e kishte menduar se në moshën 50-vjeçare do të detyrohej të largohej nga Kosova për të punuar jashtë.

“Kurrë s’e kam menduar që në këtë moshë do të detyrohem të punoj në Gjermani, por ja që u bë, shkaku i keqqeverisjes në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Emigrimi i mësimdhënësve dhe profesionistëve të tjerë mbetet një shqetësim i madh për shoqërinë kosovare, pasi gjithnjë e më shumë qytetarë po zgjedhin të largohen në kërkim të kushteve më të mira të jetesës dhe punësimit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë