E rëndë: Humb jetën një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një person ka humbur tragjikisht jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, raporton Gazeta Sinjali.
Lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se kanë pranuar një informatë mbrëmjen e sontme, se rreth orës 20:45, se një person ka rënë nga një objekt në Lagjen Dardania në Prishtinë.
Sipas Borovcit, ka elemente që sugjerojnë se bëhet fjalë për një vetvrasje.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”- tha Borovci.