Tragjedia në familjen Arsllani: Këto janë dy gratë që u gjetën të vdekura pas aksidentit
Tragjedia e mbrëmshme te lumi Vardar, afër Shkupit ka tronditur vendin. Trupat e tri grave janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi, pasi u aksidentuan dhe vetura e tyre doli nga rruga. Në veturë ka qenë edhe një person tjetër, familjar i viktimave – teksa fëmija që ndodhej po ashtu në veturë shpëtoi, raporton Gazeta Sinjali.
Viktimat që u aksidentuan tragjikisht janë nga familja Arsllani, nga fshati Gërçeci i Komunës së Sarajit në Maqedoni të Veriut.
Në veturë ka qenë edhe një fëmijë, që gjatë rrokullisjes ka dalë nga vetura dhe është gjetur më pas nga disa kalimtarë që e kanë dërguar në spital.
Siç u raportua, kërkimet për personin e katërt u ndalën mbrëmë për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë, për të vazhduar me aksionin sot.
Bazuar në informacionet e pakonfirmuara, në veturë ishin kryefamiljari me gruan, vajzën, nusen e djalit dhe nipin që kishin ardhur për pushime nga Italia.