Shahin Dervishaj i PDK-së merr mbështetje të jashtëzakonshme nga bashkvendasit në garën për deputet
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, pas një tubimi madhështor në vendlindjen e tij në Runik të Skenderajt, është përshëndetur me një përkrahje të jashtëzakonshme nga bashkëvendasit e tij, transmeton portali DrenicaOnline
“Jam pa fjalë nga kjo mbështetje kaq madhështore! Në Runik pash nga afër besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë,” deklaroi Dervishaj, duke theksuar motivimin e tij për të vazhduar fuqishëm betejën deri në fitoren e PDK-së.
Ai u zotua për një angazhim të pakursyer në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës, duke u bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen këtij vizioni për një Kosovë më të mirë.
#Kosovamundetmamirë #PDK #Voto77