Rrahman Rama nderon Heroin Kombëtar Xhevat Jusufi në 26-vjetorin e rënies
Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka vizituar sot Smrekonicën e Vushtrrisë për të nderuar Heroin Kombëtar Xhevat Jusufi, në 26-vjetorin e rënies së tij.
Rama, i cili ka qenë shok dhe bashkëluftëtar i Jusufit, u shpreh se ndihet me fat që e ka njohur dhe luftuar krah tij, transmeton portali DrenicaOnline.
“Sot u ktheva edhe një herë në Smrekonicë, në vendin ku humba shokun e luftës. Sot nderuam veprën e lavdishme të tij, si luftëtar i shquar dhe trim i rrallë”, tha ai.
Ai theksoi se sakrifica e Jusufit dhe e gjithë dëshmorëve është themeli i lirisë së Kosovës dhe një amanet i shenjtë për brezat e ardhshëm.
“Lavdi e përjetshme Xhevat Jusufit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!” përfundoi Rama në mesazhin e tij./DrenicaOnline/