Patriot Krasniqi: Drenica dhe PDK-ja, bashkë në rrugëtimin e shtetndërtimit dhe zhvillimit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka rikujtuar lidhjen e fortë mes Drenicës dhe PDK-së që nga themelimi i partisë, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas tij, ky bashkëpunim historik ka qenë kyç në përballimin e sfidave të mëdha që lidhen me lirinë, shtetndërtimin dhe modernizimin e jetës në Kosovë.

“Drenica dhe PDK-ja kanë ecur dhe janë zhvilluar bashkë, duke mbështetur njëra-tjetrën në çdo hap të rrugëtimit tonë të përbashkët,” ka deklaruar Krasniqi në mesazhin e tij publik, duke theksuar përkushtimin për vazhdimin e këtij partneriteti të suksesshëm.

Me sloganin #mamir dhe përkrahjen për liderin e PDK-së, Bedri Hamza, si kryeministër i ardhshëm, Krasniqi po angazhohet për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të sjellë zhvillim të mëtejshëm në Kosovë.

#bedrihamzakryeminister
#patriotkrasniqi88

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë