Lirohet nga burgu në Serbi ish- ushtari i UÇK-së, Hasan Daka
Është liruar nga burgu në Serbi, veterani i UÇK-së, Hasan Daka, i cili së bashku me Shkëlzen Dakën ishin arrestuar janarin e vitit të kaluar.
Pas arrestimit kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës duke kërkuar lëshimin e tyre.
Daka ishte arrestuar gjatë kohës sa po kalonte kufirin në Merdare për të shkuar në Itali.